

Një aksident tragjik është regjistruar pasditen e së dielës në Shkodër, ku një 67-vjeçare ka humbur jetën pasi është përplasurnga një automjet në zonën e Urës së Bahçallëkut.
Automjeti që drejtohej nga një 27-vjeçare ka dalë nga rruga, pasi drejtuesja dyshohet se ka humbur kontrollin mbi mjetin.
Makina ka goditur këmbësoren që ndodhej në trotuar dhe më pas ka përfunduar brenda një biznesi pranë rrugës.
Përplasja ka qenë fatale për 67-vjeçaren Edmonda Barballushi, e cila nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra.
Ndërkohë, automjeti ka shkaktuar dëme të shumta materiale brenda biznesit, duke shkatërruar pajisje dhe sende të ndryshme.
Çfarë ndodhi në Shkodër

Gruaja 67 vjeçare Edmonda Barballushi, banore e Shkodrës, këtë të diel në orën 15.40 po ecte në trotuar. Krejt papritur një automjet shfaqet nga hiçi, doli nga rruga dhe u përplas me shkallët metalike të një ndërtese, duke e goditur Edmondën në trotuar, te vendi i quajtur “Ura e Bahçallëkut”.
Automjeti drejtohej nga Bleona Pashuku, 27 vjeçe, e cila dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit duke pësuar dëmtime fizike.
Por përplasja rezultoi fatale për 67-vjeçaren, e cila nuk mundi t’u mbijetonte plagëve të marra.

Ndërkohë, grupi hetimor vijon punën për të zbardhur rrethanat e plota të aksidentit dhe për të përcaktuar shkakun e daljes së automjetit nga rruga.
Ky është moment kur automjeti me shpejtësi të lartë aksidenton për vdekje 67 vjeçaren në Shkodër:
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






