

Përditësuar me njoftim zyrtar nga banka
Tiranë – Një filial banke u grabit pak minuta më parë me dhunë në Tiranë, raporton noa.al.
Ngjarja ndodhi rreth orës 10:45, në zonën e Komunës së Parisit kur një person i maskuar ka hyrë në ambientet e një banke të nivelit të dytë dhe, nën kërcënimin e një sendi në dukje armë, dyshohet se ka marrë një shumë parash.
Pas marrjes së njoftimit, janë ngritur pika kontrolli dhe janë orientuar të gjitha shërbimet policore, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit.
Grupi hetimor po punon për identifikimin e autorit dhe dokumentimin e plotë të rastit.
Reagimi zyrtar i bankës:
Në një nga degët e Raiffeisen Bank Shqipëri, në zonën e Komunës së Parisit, në Tiranë, është regjistruar një grabitje, për të cilin janë njoftuar menjëherë autoritetet kompetente. Theksojmë që nuk ka pasur persona të lënduar mes punonjësve apo klientëve tanë.
Siguria dhe mirëqenia e punonjësve dhe klientëve tanë mbeten prioriteti ynë kryesor. Banka po bashkëpunon plotësisht me autoritetet përkatëse për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Duke qenë se procesi hetimor është në vijim, në këtë fazë nuk mund të ndajmë informacion të mëtejshëm, në respekt të punës së autoriteteve kompetente.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






