Transmetuar më 02-11-2026, 10:56

TIRANË — Ish-administratori i kompanisë “ECO-ELB”, e cila menaxhon inceneratorin e Elbasanit, Leli Kaja, është paraqitur në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimi e Organizuar (GJKKO).

Kaja u arrestua më 5 tetor 2026 nga hetuesit e Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH), nën drejtimin e SPAK-ut, nën dyshimin për kryerjen e veprës penale "Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike". Sipas hetuesve të strukturës së posaçme, administratori i “ECO-ELB” i ka kërkuar dhe marrë shumën prej 400 mijë lekësh administratorit të një operatori ekonomik, me qëllim moskryerjen e detyrave që i ngarkonte ligji për shkak të funksionit të tij.

Shuma monetare u gjet dhe u sekuestrua gjatë kontrollit personal të Kajës në cilësinë e provës materiale. Pavarësisht kërkesës së SPAK-ut për caktimin e masës "Arrest me burg", më 9 tetor GJKKO vendosi ndaj tij masën e sigurisë "Arrest në shtëpi".

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit