Transmetuar më 02-11-2026, 10:55

PODUJEVË — Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Podujevë, pasi dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të një qytetari tjetër, pa shkaktuar të lënduar. Ngjarja ka ndodhur gjatë ditës së djeshme rreth orës 14:00.

Njësitë e policisë kanë shkuar në vendngjarje, ku gjatë këqyrjes së territorit kanë gjetur dhe sekuestruar një gëzhojë në cilësinë e provës materiale.

Në vijim të veprimeve hetimore, forcat e rendit kanë ushtruar kontroll edhe në banesën e të dyshuarit, ku nuk është gjetur asnjë send i kundërligjshëm.

Pas përfundimit të procedurave të marrjes në pyetje, me vendim të prokurorit kompetent, i arrestuari është dërguar në ambientet e ndalimit në komisariat, ndërsa çështja po hetohet nën akuzën për “Vrasje në tentativë”.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit