

TIRANË — Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka dekretuar ligjin nr. 100/2026 “Për ndarjen administrativo-territoriale të njësive të qeverisjes vendore në Republikën e Shqipërisë”, duke zyrtarizuar reduktimin e numrit të bashkive në vend nga 61 në 46.
Harta e re administrative pritet të zbatohet në zgjedhjet vendore të 9 majit 2027, ku qytetarët do të votojnë për 15 bashki më pak. Ndryshimet ligjore, të cilat u miratuan në Kuvend më 9 tetor me 85 vota pas propozimit të Partisë Socialiste, parashikojnë shkrirjen dhe riorganizimin e disa njësive vendore. Sipas ndarjes së re, Fushë-Arrëzi i bashkohet Pukës, Klosi Matit, Rrogozhina Kavajës, Dimali dhe Poliçani Beratit, Patosi Fierit dhe Divjaka Lushnjës. Në jug të vendit, Selenica përfshihet në Bashkinë Vlorë, Maliqi në Korçë, Këlcyra në Përmet, Memaliaj në Tepelenë dhe Libohova në Gjirokastër. Në Elbasan, Cërriku dhe Belshi i bashkohen Elbasanit.
Reforma territoriale ka nxitur kundërshtime dhe reagime nga banorët e zonave të prekura, të cilët kanë zhvilluar edhe protesta për të shprehur shqetësimet lidhur me ndikimin e riorganizimit administrativ në komunitetet e tyre.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






