

TIRANË — Bota akademike shqiptare është në zi pas ndarjes nga jeta të prof. dr. Sulo Hadërit, ekonomist i njohur, intelektual dhe ish-dekan i Fakultetit të Ekonomisë në Universitetin e Tiranës.
Profesor Hadëri ndërroi jetë në moshën 69-vjeçare, duke lënë pas një karrierë më shumë se katërdekadëshe me kontribut të shquar në arsimin e lartë dhe në sistemin financiar të vendit. Ai shërbeu si Dekan i Fakultetit të Ekonomisë gjatë periudhës 2012–2016, ndërsa më parë kishte mbajtur detyrat e zëvendësdekanit dhe drejtuesit të Departamentit të Ekonomisë.
Përveç veprimtarisë akademike, profesor Hadëri ka mbajtur pozicione të rëndësishme publike, përfshirë anëtarësimin në Këshillin Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë (1999–2006) dhe këshilltar pranë Ministrit të Financave. Ai është autor i shumë teksteve themelore universitare, si dhe i dhjetëra artikujve e punimeve shkencore në nivel kombëtar e ndërkombëtar.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






