

TIRANË — Komuniteti artistik shqiptar është në zi pas ndarjes nga jeta të regjisorit dhe aktorit të njohur Gjergj Mena në moshën 41-vjeçare, pas një përballjeje prej disa kohësh me një sëmundje të rëndë.
Lajmi për ikjen e parakohshme të artistit ka tronditur familjarët, koleget dhe miqtë e tij, të cilët e vlerësojnë largimin e tij në një moshë kaq të re si një humbje të madhe për botën e artit dhe kinematografisë në vend.
Përcjellja për në banesën e fundit e regjisorit Gjergj Mena do të kryhet gjatë ditës së sotme, në orën 14:00, në varrezat e Sharrës në kryeqytet.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






