

TRIESTE — Një burrë dhe një grua kanë humbur jetën si pasojë e një zjarri me përmasa të mëdha që përfshiu gjatë natës një magazinë të braktisur në zonën e Porto Vecchio në Trieste të Italisë.
Objekti shërbej si një pikë e përkohshme strehimi për emigrantët që mbërrijnë në qytet përmes rrugës ballkanike. Në vendngjarje kanë ndërhyrë forca të shumta zjarrfikëse, polici dhe shërbimet e urgjencës mjekësore. Gjatë operacionit të fikjes së flakëve, zjarrfikësit gjetën brenda godinës dy trupa të pajetë të karbonizuar, ndërsa një pjesë e papafingos së ndërtesës u shemb nga dëmtimet e strukturës.
Ekipet e kërkim-shpëtimit po vijojnë kontrollet në ambientet e djegura për të verifikuar nëse ka persona të tjerë të bllokuar, ndërsa autoritetet italiane kanë nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të zjarrit dhe identifikimin e dy viktimave.
#Trieste, incendio nella notte in un magazzino al Porto Vecchio: #vigilidelfuoco al lavoro con 2 squadre, durante le operazioni di spegnimento rinvenuti 2 corpi privi di vita. Esclusa la presenza di altre persone coinvolte, intervento concluso poco dopo l’alba con le operazioni… pic.twitter.com/8jHyQIn7Qt
— Vigili del Fuoco (@vigilidelfuoco) November 2, 2026
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






