Transmetuar më 02-11-2026, 09:55

ROMË — Reshjet e dendura të shiut dhe rreziku i përmbytjeve kanë vënë në gatishmëri të lartë disa rajone të Italisë, ku autoritetet kanë shpallur alarm portokalli dhe kanë marrë masa emergjente që përfshijnë mbylljen e shkollave, parqeve dhe ambienteve publike.

Departamenti i Mbrojtjes Civile ka lëshuar paralajmërime për përkeqësimin e kushteve atmosferike, ndërsa alarmi i verdhë mbetet në fuqi në Kalabri, Kampania, Molise, Abruco dhe Siçili. Masat më të rrepta parandaluese janë ndërmarrë në rajonin e Pulias, ku shkollat janë mbyllur në qytete si San Severo (Foggia), Leçe dhe Brindisi.

Në Barleta, autoritetet kanë vendosur monitorim të vazhdueshëm për rrugët kryesore dhe nënkalimet që rrezikojnë të përmbyten, ndërsa në Leçe është urdhëruar edhe mbyllja e varrezave, selisë së bashkisë, parqeve publike dhe pezullimi i tregjeve lokale. Mbrojtja Civile u ka bërë thirrje qytetarëve të shmangin lëvizjet e panevojshme, të qëndrojnë larg zonave me pemë dhe të mos kalojnë nëpër aksat rrugore të përmbytura.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit