

TIRANË — Dita e 21-të e revoltës studentore e ka gjetur kryeqytetin sërish nën atmosferën e protestave, ndërsa kryeministri Edi Rama ka përsëritur publikisht thirrjen për dialog me përfaqësuesit e të rinjve.
Përfaqësuesit e qeverisë kanë vendosur sërish përpara godinës së Kryeministrisë tryezën prej guri me fletët e shkruara me fjalën “Dialog”, por studentët vijojnë të mbajnë një qëndrim të prerë refuzues ndaj uljes në bisedime. Protestuesit këmbëngulin në dorëheqjen e kreut të qeverisë dhe plotësimin e menjëhershëm të kërkesave të tyre arsimore e sociale.
Që prej nisjes së valës antiqeveritare më 13 tetor përpara Ministrisë së Arsimit, lëvizja është përshkallëzuar me përfshirjen e gjimnazistëve dhe mbështetjen e pedagogëve, të cilët kanë bojkotuar procesin mësimor në universitete.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






