Transmetuar më 02-11-2026, 08:30

FLORIDA — Një avion i tipit Learjet 60 është rrëzuar të dielën në një zonë të banuar në Florida të Shteteve e Bashkuara, duke shkaktuar vdekjen e të nëntë personave që ndodheshin në bord. Ngjarja u konfirmuar nga sekretari amerikan i Transportit, Sean Duffy.

Aksidenti ndodhi rreth orës 12:50 me orën lokale, pranë zonës së Cresthaven në Qarkun Palm Beach, afërsisht 14 kilometra larg Mar-a-Lago, rezidencës së Presidentit Donald Trump.

Pamjet nga vendngjarja shfaqën një krater të madh në mes të një rruge banimi, me mbeturina të shpërndara, copa betoni dhe gjurmë zjarri.

Detajet e fluturimit dhe momentet e fundit

Sipas Administratës Federale të Aviacionit (FAA), avioni ishte nisur nga Austin i Teksasit dhe kishte si destinacion Bahamas. Të dhënat e gjurmimit dhe raportimet e mediave amerikane tregojnë se mjeti ajror kishte nisur një zbritje jashtëzakonisht të shpejtë para përplasjes.

Në komunikimin e fundit me kullën e kontrollit, piloti raportoi fillimisht një zbritje prej 10 mijë metrash në minutë përpara se të shpallte gjendje emergjence, duke thënë: “Do të rrëzohemi… Na mbaroi koha”.

Reagimet dhe hetimet zyrtare

Guvernatori i Floridës, Ron DeSantis, e cilësoi aksidentin si një ngjarje tronditëse, duke vënë në dukje pamjet që tregonin avionin duke u përplasur pothuajse vertikalisht në tokë dhe duke shpërthyer në flakë.

Sekretari i Transportit, Sean Duffy, njoftoi dërgimin e një grupi specialistësh nga FAA për të asistuar në hetimet e drejtuara nga Bordi Kombëtar i Sigurisë së Transportit (NTSB), ndërsa Shërbimi i Shpëtimit nga Zjarri i Qarkut Palm Beach shpalli gjendjen e emergjencës për shkak të numrit të lartë të viktimave. Shkaqet e sakta të rrëzimit mbeten ende të paqarta.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit