Transmetuar më 02-11-2026, 07:19

TIRANË — Vendi ynë do të ndikohet përgjatë ditës së sotme, më 2 nëntor 2026, nga kushte atmosferike të paqëndrueshme, të cilat do të sjellin ndryshim të kushteve meteorologjike krahasuar me fundjavën.

Moti parashikohet të nisë me kthjellime dhe vranësira kalimtare, të cilat do të pësojnë zhvillim duke u bërë mesatare deri të dendura që prej orëve të mesditës.

Reshjet e shiut pritet të bëhen prezente nga mesdita, fillimisht me intensitet të ulët në zonën e jugut, e më pas do të shtrihen shkallë-shkallë në pjesën tjetër të territorit.

Në jug dhe pjesërisht në qendër të vendit, reshjet do të shoqërohen me shtrëngata afatshkurtra dhe shkarkesa elektrike.

Gjithashtu, në orët e para të mëngjesit dhe gjatë momenteve të reshjeve, parashikohet prani e mjegullës së dendur dhe mjegullinës, e cila mund të vështirësojë vizibilitetin në akset rrugore.

Era do të fryjë nga drejtimi i verilindjes dhe juglindjes me shpejtësi mesatare 9 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore do të fitojë shpejtësi deri në 19 m/s. Deti do të paraqitet me valëzim të forcës 3 deri në 5 ballë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit