Transmetuar më 01-11-2026, 23:49

E rëndë ajo që ka ndodhur këtë të diel në fshatin Demiraj të Gjilanit, ku u gjetën të vdekur 27-vjeçari Adonis Demiraj dhe vajza e tij tre muajshe.

Policia e Kosovës tha se, babai i 27-vjeçarit, 65-vjeçari Brahim Demiri, është arrestuar dhe dyshohet për vrasje të rëndë.

Në vendngjarje u gjet një litar, për të cilin dyshohet se është përdorur në tentim të inskenimit të vdekjeve.

Sipas burimeve që citon Klan Kosova, dy viktimat dyshohet se janë ngulfatur, ndërsa në trupat e të ndaluarit dhe të 27-vjeçarit janë vërejtur shenja dhune.

Raportohet se 27-vjeçari kishte pasur probleme të dokumentuara me ligjin, përfshirë raste të dhunës në familje dhe posedimit të narkotikëve.

Në rrjet qarkullon dyshimi se djali 27 vjeçar mund ti ketë marrë jetën vajzës tre muajshe dhe i gjendur para kësaj situate, babai i të riut dyshohet ta ketë vrarë djalin e tij.

Ndërkohë, mbeten të paqarta rrethanat se si foshnja kishte përfunduar nën kujdesin e babait, pasi nëna e saj dyshohet se e kishte lënë në spital pas lindjes.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit