

TIRANË — Avokati i njohur Saimir Vishaj ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore dhe po lufton për jetën në repartin e reanimacionit pranë Spitalit të Traumës në kryeqytet.
Përkeqësimi i gjendjes së tij vjen pas një incidenti të rëndë të pësuar dy ditë më parë, ku Vishaj u rrëzua aksidentalisht nga shkallët. Përgjatë ditës së sotme, parametrat e tij shëndetësorë janë përkeqësuar ndjeshëm, çka i ka detyruar mjekët ta futin menjëherë në intubim.
Avokati kishte kaluar më herët një periudhë të vështirë shëndetësore, pasi ishte diagnostikuar me një sëmundje të rëndë dhe kishte qëndruar në gjendje kome e i intubuar. Pas trajtimit në Itali, ai arriti të rikuperohej dhe të rikthehej në Shqipëri.
Në gusht të vitit 2025, Vishaj foli publikisht për betejën me sëmundjen dhe rikuperimin e tij, duke e cilësuar atë si një nga periudhat më të vështira të jetës.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






