Transmetuar më 01-11-2026, 19:37

BALLDREN / MILOT — Fluksi i lartë i lëvizjes gjatë kthimit të fundjavës ka shkaktuar sërish bllokim të rënduar të qarkullimit në aksin rrugor Balldren-Milot.

Kolonat kilometrike të automjeteve dhe pritjet e gjata janë kthyer në një problematikë të përsëritur për drejtuesit e mjeteve që përshkojnë këtë nyje kryesore lidhëse.

Situata e rënduar e trafikut risjell në vëmendje nevojën urgjente për nisjen e punimeve në aksin e ri rrugor Milot-Balldren, një projekt infrastrukturor i shumëpritur që synon lehtësimin e përhershëm të qarkullimit dhe shmangien e vonesave të gjata në këtë korridor të rëndësishëm.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit