Transmetuar më 01-11-2026, 17:45

TIRANË — Prania e brejtësve me përmasa të pazakonta përgjatë shtratit të lumit Lana ka ngritur shqetësime serioze mes qytetarëve lidhur me kushtet higjieno-sanitare dhe rrezikun për shëndetin publik në qendër të kryeqytetit.

Sipas dëshmive nga banorët e zonës, pranë lumit Lana janë konstatuar disa minj me përmasa shumë më të mëdha se zakonisht, sa një maçok, të cilët dalin nga vrimat përgjatë shtratit të lumit në një nga akset më të frekuentuara të Tiranës.

Situata ngre pikëpyetje mbi menaxhimin sanitar të hapësirave publike, pasi brejtësit shërbejnë si bartës të sëmundjeve të rënda infektive, si leptospiroza, ndërsa kontaminimi i sipërfaqeve përbën kërcënim të drejtpërdrejtë për kalimtarët, fëmijët dhe kafshët shtëpiake.

Ndërsa alarmi për emergjencë shëndetësore mbetet i pranishëm, qytetarët kërkojnë ndërhyrjen e menjëhershme të Bashkisë së Tiranës dhe institucioneve përgjegjëse për kryerjen e inspektimeve, dezinfektimin dhe deratizimin e plotë të të gjithë zonës përgjatë lumit Lana.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit