Transmetuar më 01-11-2026, 17:41

GAZA- Tetë persona, mes tyre një fëmijë dhe pesë efektivë të policisë palestineze, kanë humbur jetën si pasojë e një serie sulmesh ajrore izraelite në Rripin e Gazës. Sipas burimeve mjekësore dhe spitalore, pesë persona u vranë në Khan Younis në jug të enklavës, ndërsa tre të tjerë në qytetin e Gazës, në veri.

Mbrojtja Civile në Gaza e drejtuar nga Hamasi, konfirmoi numrin e viktimave, ndërsa ushtria izraelite deklaroi se sulmet kishin në shënjestër një person të cilin e cilësoi si terrorist në jug të enklavës, si dhe disa objektiva të tjerë në veri. Sipas saj, rezultatet e operacionit janë ende në shqyrtim.

Mediat shkruajnë se sulmet vijnë në një kohë kur tensionet në Rripin e Gazës janë përshkallëzuar, pavarësisht armëpushimit të arritur një vit më parë. Izraeli pretendon se Hamasi po riarmatoset dhe po kryen sulme në shkelje të marrëveshjes së armëpushimit. Nga ana tjetër, Hamasi i mohon këto akuza dhe fajëson Izraelin për shkeljen dhe minimin e marrëveshjes së paqes.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit