Transmetuar më 01-11-2026, 17:09

FIER — Një zjarr me përmasa të mëdha ka shkrumbuar tërësisht një banesë në fshatin Hoxharë e Vjetër në Fier, ndërsa i riu që ndodhej brenda ka shpëtuar pa pësuar lëndime falë ndërhyrjes së menjëhershme të banorëve të zonës.

Shkak për përhapjen e flakëve dyshohet të jetë bërë një bombol gazi që përdorej për gatim. Sipas dëshmive të fqinjëve, 33-vjeçari Redjan Llambro ka pësuar një krizë epileptike pikërisht në momentin kur po ndizte bombolën, duke e rrëzuar atë në tokë. Zjarri u përhap me shpejtësi nëpër orendi dhe pajisje, duke përfshirë të gjithë hapësirën e shtëpisë.

Kanë qenë fqinjët ata që kanë diktuar tymin dhe kanë ndërhyrë brenda pak minutave për nxjerrjen e 33-vjeçarit nga ambienti i përfshirë nga flakët. Ekipet zjarrfikëse që mbërritën më pas në vendngjarje bënë të mundur lokalizimin e vatrës, duke parandaluar djegien e banesave ngjitur.

Në banesë jetonte 33-vjeçari së bashku me nënën e tij, e cila nuk ndodhej aty gjatë incidentit. Pavarësisht se nuk pati dëme në njerëz, dëmet materiale janë të konsiderueshme, pasi familja ka humbur pothuajse të gjitha pasuritë shtëpiake.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit