Transmetuar më 01-11-2026, 17:07

TIRANË — Mobilizimi studentor kundër qeverisë ka vijuar edhe këtë të diel, duke shënuar ditën e 20-të rresht të protestave në kryeqytet. Studentë, gjimnazistë, aktivistë dhe qytetarë janë mbledhur sërish përpara Ministrisë së Arsimit për të shprehur revoltën dhe kërkesat e tyre.

Një ditë pas protestës kombëtare të së shtunës, e cila u karakterizua nga tensione dhe përplasje me forcat e policisë, të rinjtë i janë rikthyer sheshit. Më pas, ata kanë nisur një marshim nga godina e Ministrisë së Arsimit në drejtim të bulevardit "Dëshmorët e Kombit", për t’u ndalur përpara godinës së Kryeministrisë.

Reshjet e shiut nuk e kanë penguar vijimin e marshimit. Protestuesit deklarojnë se do të vazhdojnë qëndresën dhe mobilizimin e tyre për të kërkuar reagim institucional ndaj shqetësimeve të ngritura prej gati tri javësh.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit