

SHKODËR — Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur pasditen e kësaj të diele në Shkodër, ku një 67-vjeçare ka humbur jetën pasi është përplasur nga një automjet që doli nga rruga.
Ngjarja u regjistrua rreth orës 15:40 në zonën e njohur si "Ura e Bahçallëkut". Sipas të dhënave paraprake nga policia lokale, automjeti drejtohej nga një 27-vjeçare, e cila dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit.
Pas daljes nga rruga, automjeti është përplasur fillimisht me shkallët metalike të një ndërtese dhe më pas ka goditur këmbësoren 67-vjeçare, e cila po ecte mbi trotuar. Pavarësisht ndërhyrjes, e moshuara nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra nga përplasja e fortë.
Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë shërbimet e policisë dhe grupi hetimor, të cilët po kryejnë veprimet procedurale për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkaqeve që çuan në humbjen e kontrollit të automjetit.
Shkodër/Informacion paraprak
Rreth orës 15:40, në vendin e quajtur “Ura e Bahçallëkut”, shtetasja B. P., 27 vjeçe, duke drejtuar automjetin e saj, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe si pasojë, automjeti ka dalë nga rruga dhe është përplasur me shkallët metalike të një ndërtese.
Si pasojë e aksidentit, ka humbur jetën këmbësorja, shtetasja E. B., 67 vjeçe, e cila po ecte në trotuar.
Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave dhe përcaktimin e shkakut të aksidentit.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






