

Një tjetër letër e Arlinda Zekajt, e cila u vra një javë më parë në Vitomiricë të Pejës nga ish-kunati i saj, ka dalë në dritë, duke zbuluar thirrjet e saj të dëshpëruara për ndihmë drejtuar institucioneve.
Në dokumentin e publikuar nga media, ajo i drejtohet gjyqtarit Migjen Kastrati me datë 7 shtator, përmes një kërkesë-lutjeje për caktimin e një urdhri mbrojtjeje. Në letër, e ndjera shpreh hapur frikën për sigurinë e saj dhe pasigurinë lidhur me vendndodhjen e fëmijës.
"Shkruaj si një grua që tani po e ndjen rrezikun për jetën e vet, ashtu edhe për jetën e fëmijës që nuk e di ku e kam", thuhet në një nga fragmentet e publikuara.
Dokumenti u bë publik nga asamblistja e PSD-së në Komunën e Deçanit, Natyra Kuçi, e cila theksoi se kjo ishte vetëm një nga lutjet e shumta që Arlinda u kishte drejtuar autoriteteve për të kërkuar mbrojtje. Publikimi i kësaj letre rikthen në vëmendje apelet e përsëritura të Zekajt dhe dështimin e institucioneve për t’i siguruar mbrojtjen e jetës përpara se ngjarja tragjike të ndodhte.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






