Transmetuar më 01-11-2026, 14:16

Ismail "Ballist" Morina ka zhvilluar një vizitë në spital në qytetin e Romës për të qenë pranë Erjon Vishkullit, të riut nga Kukësi i cili po i nënshtrohet trajtimit mjekësor pas dëmtimit të rëndë në sy gjatë përplasjeve në protestën e fundit të zhvilluar para Kryeministrisë në Tiranë.

Morina, i njohur gjerësisht për ngritjen e dronit me simbole kombëtare gjatë ndeshjes Serbi-Shqipëri në Beograd më 14 tetor 2014, ka ndarë pamjet dhe detajet e këtij takimi në rrjetet sociale, duke i dhuruar të riut një fanellë me motivin e flamurit "Autochthonous".

Bashkë me dhuratën simbolike, ai i ka lënë një dedikim me mesazh mbështetës: "Për autoktonin Erjon Vishkulli. Rroftë shpirti i shqiptarit. Përshëndetje fitores, Zoti është shqiptar".

Erjon Vishkulli u transportua me urgjencë drejt Italisë pak ditë më parë, ku iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale të vështirë për shkak të dëmtimit të rëndë okular. Sipas informacioneve mjekësore, ndërhyrja ka qenë e suksesshme duke bërë të mundur shpëtimin e syrit, ndërsa tashmë ai ka nisur procesin e gjatë të rikuperimit dhe përmirësimit të shikimit.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit