Transmetuar më 01-11-2026, 14:01

Një burrë është plagosur në Tiranë pasi u qëllua me armë të ftohtë nga një person tjetër i cili më pas ra në pranga.

I plagosur ka mbetur Fadil Çota, 64 vjeç banues në Tiranë, raporton noa.al. I dyshuar i ngjarjes është Ilir Duka, 55 vjeç.

Policia e Shtetit tha se u arrestua një 55-vjeçar, pasi në rrugën “Shefqet Kuka”, Tiranë, ka goditur me mjet prerës (thikë) një 64-vjeçar, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Sakaq u sekuestrua mjeti prerës (thikë), në cilësinë e provës materiale.

Është e paqartë arsyeja përse u ther me thikë burri 64 vjeçar. /noa.al

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit