Transmetuar më 01-11-2026, 11:57

TIRANË, 1 Nëntor 2026 — Një shtetas amerikan është vendosur në prangat e Policisë së Tiranës, i dyshuar për përfshirje në aktet e violentuara të dhunës gjatë protestës së zhvilluar mbrëmjen e së shtunës, më 31 tetor.

I arrestuari është identifikuar si Kevin Radosevich, një shtetas amerikan me origjinë sllave nga shteti i Kalifornisë. Ndaj tij ka dyshime të bazuara se ka qenë aktiv gjatë trazirave, ku është fiksuar edhe në pamje filmike e fotografi duke shpërndarë dhe hedhur lëndë plasëse e bomba molotov drejt turmës dhe forcave të rendit.

Arrestimi i dytë i një shtetasi amerikan brenda 10 ditëve

Kapja e Radosevich përbën rastin e dytë të ndalimit të një shtetasi amerikan në kryeqytet brenda një periudhe 10-ditore për përfshirje në trazira publike dhe veprime të kundërligjshme gjatë grumbullimeve.

Policia e Tiranës rikonfirmoi se pas dhunës së ushtruar mbrëmjen e djeshme — ku efektivët u sulmuan me lëndë piroteknike, sfera metalike, sende të forta dhe bomba molotov — deri më tani janë arrestuar 6 persona (mes të cilëve edhe shtetasi amerikan), 3 ndiqen në gjendje të lirë dhe 2 të tjerë janë shpallur në kërkim zyrtar. Hetimet nën drejtimin e Prokurorisë po vijojnë për zbardhjen e plotë të rrjetit të personave të përfshirë.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit