

Një vdekje tronditëse ndodhi në spitalin e Traumës në Tiranë (ish Spitali Ushtarak), duke i marrë jetën një 58 vjeçari.
Ngjarja ka ndodhur dy ditë më parë, më 29 tetor kur 58 vjeçari E..A., banues në Tiranë, në rrethana ende të paqarta dyshohet se i ka dhënë fund jetës me hedhje nga spitali.
58 vjeçari ishte duke marrë mjekim kur në një moment dyshohet se është vetëhedhur nga dhoma në katin e tretë, ku po mjekohej, dhe, si pasojë, ka humbur jetën në vendngjarje.
Hetimi sugjeron se i ndjeri kishte bërë përpjekje të mëparshme për ti dhënë fund jetës së tij.
Dhe ishte në spitalin e Traumës pikërisht për këtë arsye, kishte tentuar të vriste veten duke u hedhur dhe kishte pësuar fraktura dhe po trajtohej tek Spitali i Traumës ku gjeti vdekjen.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






