Transmetuar më 01-11-2026, 09:15

NJU JORK / SHBA, 1 Nëntor 2026 — Një ngjarje e rëndë ka tronditur Nju Jorkun, ku 28-vjeçarja Katie Suarez ka humbur jetën pasi u sulmua barbarisht me thikë në qafë teksa po vraponte në një zonë bregdetare të Brooklyn-it.

E reja u gjet e plagosur rëndë nga babai i saj, i cili kishte dalë me urgjencë për ta kërkuar pasi ajo vunohej të kthehej në shtëpi.

Nga përgatitjet për maratonë te tragjedia

Ngjarja e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së premtes, më 30 tetor, pak pas orës 20:00. 28-vjeçarja kishte dalë për stërvitjen e saj të zakonshme, pasi po përgatitej për të marrë pjesë në Maratonën e Nju Jorkut, kur u sulmua befas nga një person ende i paidentifikuar.

Pas sulmit, ajo u dërgua me urgjencë në spitalin NYU Langone në Brooklyn në gjendje kritike për jetën. Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, gjendja e saj u përkeqësua gjatë të shtunës, ku mjekët konstatuan vdekjen cerebrale.

Hetimet e policisë dhe shqetësimet për sigurinë

Katie Suarez, e cila punonte në sektorin bankar, përshkruhet nga fqinjët dhe të afërmit si një vajzë e sjellshme, e qetë dhe mjaft e lidhur me familjen.

Policia e Nju Jorkut (NYPD) ka nisur hetimet me intenzitet të lartë për identifikimin dhe kapjen e autorit. Deri më tani, motivi i sulmit mbetet i panjohur dhe nuk ka asnjë të arrestuar, ndërsa hetuesit po ekzaminojnë pamjet e kamerave të sigurisë përgjatë itinerarit. Ngjarja ka ngritur shqetësime të mëdha te banorët e zonës lidhur me sigurinë në shtigjet që përdoren çdo ditë nga vrapuesit dhe çiklistët.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit