

Një burrë ka humbur jetën pasi u përfshi në një aksident rrugor në Rrogozhinë.
Viktima është R.I., 56 vjeç nga Rrogozhina, i cili si pasojë e përplasjes fatale që pësoi ka humbur jetën në vendngjarje.
Dinamika e ngjarjes ishte e tillë sipas policisë: Shtetasi N. K., 44 vjeç, në aksin rrugor Gosë-Ballaj, Rrogozhinë, duke drejtuar automjetin tip “Audi”, është përplasur me motomjetin tip “Yamaha”, me drejtues 56 vjeçarin R. I., i cili nga plagët e marra vdiq në vend.
Policia e Shtetit tha se 44 vjeçari N.K, banues në Ballaj, Kavajë, u arrestua në Durrës, ndërda ngjarja ndodhi në Rrogozhinë.
I ndjeri ishte banor i fshatit Gosë në Rrogozhinë.
Foto arkivi
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






