

TIRANË, 1 Nëntor 2026 — Një aksident rrugor ka ndodhur gjatë orëve të mëngjesit në zonën e “21 Dhjetorit” në kryeqytet, ku një automjet ka humbur kontrollin dhe është përplasur me sinjalistikën rrugore.
Sipas raportimeve të para nga vendngjarja, një automjet i llojit “Audi” ka dalë nga rruga duke u përplasur fort me shtyllën e semaforit dhe ka përfunduar pjesërisht mbi trotuar.
Automjeti ka pësuar dëmtime të konsiderueshme në pjesën e tij të përparme, ndërsa pjesë të shkëputura nga makina dhe semafori janë shpërndarë në rrugë.
Grupi hetimor dhe forcat e policisë ndodhen në vendin e ngjarjes për të orientuar trafikun dhe për të sqaruar rrethanat e plotë të aksidentit.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






