Transmetuar më 31-10-2026, 21:30

TIRANË, 31 Tetor 2026 — Aktorja Monika Lubonja ka reaguar publikisht në rrjetet sociale pas valës së kritikave që pasuan publikimin e disa videove intime që qarkulluan pak javë më parë në rrjet.

Përmes një videoje të shpërndarë në profilin e saj zyrtar në Instagram, aktorja shfaqet duke buzëqeshur, ndërsa postimin e ka shoqëruar me një mbishkrim që u drejtohet drejtpërdrejt kritikuesve të saj: “A e dëgjove se çfarë thanë për ty? Jo, unë nuk e flas gjuhën e tyre”.

Ajo që vihet re në këtë reagim është audioja e zgjedhur për sfondin e videos, ku dëgjohen lehasje qensh, detaj ky që është interpretuar si një kundërpërgjigje ironike ndaj komenteve dhe reagimeve negative në rrjetet sociale.

Kujtojmë se pas qarkullimit të pamjeve intime, Monika Lubonja ka ndërmarrë hapa zyrtarë ligjorë, duke depozituar një padi penale ndaj kompozitorit Adrian Hila.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit