

TIRANË, 31 tetor 2026 – Situata në protestën pranë Ministrisë së Arsimit është tensionuar më tej, pasi disa protestues kanë përdorur llastiqe duke qëlluar në drejtim të efektivëve të Policisë në Rrugën e Durrësit.
Uniformat blu u kanë bërë thirrje pjesëmarrësve të ruajnë qetësinë dhe të vijojnë tubimin në mënyrë paqësore, duke paralajmëruar se në rast të kundërt mund të ndërhyjnë.
Ndërkohë, Policia është në gatishmëri të shtuar, ndërsa pranë Ministrisë së Arsimit janë pozicionuar edhe dy autobotë me ujë, në pritje të zhvillimeve të mëtejshme.
Protesta është shoqëruar me tensione që prej nisjes së saj, ku janë regjistruar edhe përplasje mes studentëve dhe simpatizantëve të Partisë Demokratike.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






