Transmetuar më 31-10-2026, 14:47

TIRANË, 31 tetor 2026 – Tensionet në protestën para Ministrisë së Arsimit kanë sjellë reagimin e sekretarit të Përgjithshëm të Partisë Demokratike, Flamur Noka, pas përplasjeve mes studentëve dhe mbështetësve të opozitës.

Në një prononcim për mediat, Noka deklaroi se Partia Demokratike nuk do të tërhiqet nga protesta, pavarësisht situatës së krijuar në shesh.

Noka : Opozitën nuk e largon askush nga sheshi, qorristat do ta marrin përgjigjen një për një.

Këtu duket qartë gjithçka, kështu që ju bëni çfarë të doni, një gjë duhet ta keni të qartë, këtu PD-në dhe opozitën nuk e shkul dot askush nga sheshi.

Kaq, ky është mesazhi.

Ata qorristat do ta marrin përgjigjen një për një.

Ai komentoi gjithashtu thirrjet “Rama në burg, Berisha në burg”, duke pretenduar se pas tyre qëndrojnë mbështetës të Arlind Qorit.

“Partinë Demokratike nuk e shkul askush nga sheshi, për këtë të jeni të sigurt. Ky është mesazhi. Ata qorristët do ta marrin përgjigjen një për një”, u shpreh Noka.

Prononcimi për media i Sekretarit të Përgjithshëm të PD, Flamur Noka nga protesta

Të gjithë shqiptarët kanë vetëm një mesazh dhe ne si demokratë e përcjellim sot këtu, studentët që janë atje.

Ka vetëm një mesazh: Edi Rama largohu, ti nuk mund ta mbash pushtetin me dhunë.

Askush nuk të do më, askush nuk të mbështet më.

Me dhunë policore e kanë tentuar edhe diktatorë të tjerë dhe ti e di secili është fundi.

Ndaj edhe kjo është motoja mbi bazën e të cilës është thirrur kjo protestë e dytë kombëtare e PD, për të qenë në sinkron të studentëve, për t’i mbështetur studentët.

Kërkesat e tyre duhet të respektohen, zëri i tyre duhet të dëgjohet.

PD ka qenë dhe është dhe do të vazhdojë t’i mbështesë kërkesat e studentëve dhe studentët në protestën e tyre.

Ne u mblodhëm këtu për të filluar protestën, tashmë protesta do të vijojë tek studentët atje tek sheshi ku ata nisën betejën.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit