

Në Tiranë po zhvillohen këtë të shtunë, 31 tetor, dy protesta kombëtare: njëra e organizuar nga studentët, pedagogët dhe të rinjtë para Ministrisë së Arsimit, dhe tjetra e thirrur nga Partia Demokratike para Kryeministrisë
Tiranë – Studentët që janë sot në ditën e 19-të protestës së tyre, nuk po lejojnë bashkimin e protestuesve të PD-së në tubimin para Ministrisë së Arsimit.
Siç shihni pamjet që ju sjell noa.al, demokratët e opozitës u pritën me thirrjet "Rama në burg, Berisha në burg".
Të rinj e të reja që janë pjesë e lëvizjes studentore nuk po lejojnë që demokratët tu bashkohen dhe u bënë thirrje të largohen.
Ky zhvillim vjen ndërsa sot në Tiranë po zhvillohen dy protesta kombëtare: njëra e organizuar nga studentët, pedagogët dhe gjimnazistët që e kishin pikënisjen para Ministrisë së Arsimit, dhe tjetra e thirrur nga Partia Demokratike para Kryeministrisë.
Sapo protestuesit e udhëhequr nga deputetët e opozitës kanë mbërritur në hyrje të Rrugës së Durrësit, janë pritur me thirrjet “Rama në burg, Berisha në burg”.
Në këto minuta ka pasur edhe përplasje me një protestues, i cili ka kërkuar që të largoheshin deputetët e opozitës.
Me thirrjet: “Si u shite gjithë këto vite, Partia Demokratike?” dhe “Opozita jemi ne”, studentët iu drejtuan deputetëve të opozitës.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






