Transmetuar më 31-10-2026, 13:20

KLOS — Tre aksidente rrugore janë regjistruar brenda një harku kohor prej vetëm 30 minutash në fshatin Fshat të Bashkisë Klos, përgjatë aksit rrugor që lidh rrethin e Matit me Rrugën e Arbrit.

Përplasja e parë ndodhi pranë rrethrrotullimit të Rrugës së Arbrit, ku automjeti i llojit “Volvo” që udhëtonte në drejtim të Klosit është përplasur me një mjet tip “Benz” që lëvizte drejt Tiranës.

Si pasojë e përplasjes së fortë, një grua ka mbetur e plagosur rëndë dhe është transportuar me urgjencë drejt spitalit të Burrelit për ndihmë mjekësore.

Vetëm 500 metra më tutje nga vendngjarja e parë u regjistrua edhe aksidenti i dytë, ku një automjet tip “Toyota” u përplas me një kamion që udhëtonte drejt kryeqytetit.

Nga verifikimet paraprake dyshohet se mjeti i vogël ka rrëshqitur në rrugë duke kaluar në korsinë e kundërt, çka solli dëmtime të shumta në pjesën e përparme të automjetit dhe hapjen e jastëkëve të ajrit.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit