Transmetuar më 31-10-2026, 13:10

TIRANË — Ka nisur zyrtarisht marshimi i protestuesve të opozitës nga selia e Partisë Demokratike drejt godinës së Kryeministrisë, ku është parashikuar mbajtja e tubimit kombëtar.

Në krye të turmës së mbështetësve demokratë janë pozicionuar deputetët e PD-së, mes të cilëve Flamur Noka, Gazment Bardhi dhe Agron Gjekmarkaj, të cilët po udhëheqin marshimin drejt Bulevardit “Dëshmorët e Kombit”.

Ndërkohë, paralelisht me këtë lëvizje të forcave opozitare, përpara godinës së Ministrisë së Arsimit vijon grumbullimi i studentëve në kuadër të protestës së tyre të thirrur gjatë ditës së sotme.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit