Transmetuar më 31-10-2026, 13:06

TIRANË — Kryeministri Edi Rama ka prezantuar zyrtarisht versionin e ri të platformës digjitale “Diella 4.0”, i cili lehtëson aplikimet dhe plotësimin e formularëve në portalin e-Albania përmes inteligjencës artificiale.

Gjatë fjalës së tij, kreu i qeverisë bëri me dije se platforma ka kaluar tashmë në një fazë shumë aktive ku mund të kryejë vetë proceset me një komandë të thjeshtë zanore, duke gjeneruar deri në 19 shërbime publike automatikisht. Ndër risitë kryesore të këtij versioni përfshihet ndihma e dedikuar për pensionistët përmes pyetjeve udhëzuese, si dhe integrimi i sistemit të identifikimit përmes skanimit të syve.

“Jemi në fazën që kemi premtuar që Diella kalon në një pozicion shumë aktiv ku i bën vetë gjërat, mjafton kërkesa dhe të presësh pak minuta që të vijë gjithë shërbimi”, u shpreh Edi Rama.

Kryeministri i bëri thirrje qytetarëve të shkarkojnë aplikacionin e përditësuar për të marrë shërbimet shtetërore në kohë reale dhe pa pengesa burokratike.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit