

COP17 në Armeni, bota përballë një sfide të madhe për shpëtimin e natyrës, Kina në qendër të përpjekjeve globale!
Presidenti i COP17, Hambardzum Matevosyan në konferencën që u mbajt në Armeni përshëndeti gatishmërinë e fortë të Palëve për të çuar përpara punën, si dhe kërkesën e tyre për më shumë kohë për negociata.
Në fazën përfundimtare të konferencës, presidenca synon të hartojë një shqyrtim global objektiv dhe gjithëpërfshirës.
Ai tha se Kina ka luajtur një rol kyç në negociatat për KMGBF-në, si dhe në zbatimin e saj.
Kina kryesoi COP15, që u mbajt në Kanada, dhe lehtësoi miratimin e KMGBF-së, një prej marrëveshjeve globale mjedisore më të rëndësishme. Sipas tij, bazuar te përvoja e tyre, kolegët kinezë dhe kanadezë mund ta mbështesin presidencën në avancimin e shqyrtimit global.
Matevosyan vuri në dukje se detyra kryesore e COP17 është përfundimi i shqyrtimit të parë global të përparimit sipas KMGBF-së dhe përmbushja e “Rrugëtimit të Jerevanit”, duke i kaluar përpjekjet globale nga premtimet te veprimet konkrete për ruajtjen e natyrës.
“Shumica e palëve i kanë dorëzuar raportet e tyre kombëtare, duke krijuar një bazë objektive për vlerësimin. Të dhënat në dispozicion tregojnë se bota është ende larg arritjes së objektivave të vitit 2030”, – tha ai, duke shtuar se shqyrtimi i parë global i përparimit kolektiv drejt KMGBF-së, që po zhvillohet në Jerevan, është me rëndësi kritike, pasi do të sqarojë se sa afër është bota me arritjen e qëllimeve të saj dhe do të identifikojë mangësitë në zbatim.

Përveç negociatave, Kina mori nismën për krijimin e Fondit të Diversitetit Biologjik të Kunmingut në vitin 2021, duke kontribuar me burimet e veta për të ndihmuar vendet në zhvillim të forcojnë kapacitetet e tyre për ruajtjen e natyrës.
Ai tha se, i nisur zyrtarisht në vitin 2024, ky fond ofron mundësi të reja dhe ndihmon në shndërrimin e vendimeve të marra në takimet COP në rezultate konkrete.
Matevosyan shtoi se Kina dhe Armenia tashmë po bashkëpunojnë në fushën e parqeve kombëtare dhe zonave të mbrojtura.
“Pata nderin të vizitoja Kopshtin Botanik dhe Parkun e Elefantëve në Kinë gjatë Dialogut të Kunmingut. Unë dhe ekipi im u takuam me shumë shkencëtarë dhe specialistë që menaxhojnë zona të mbrojtura në Kinë. Ne ruajmë kontakte të shkëlqyera me delegacionin kinez, i cili ka vizituar gjithashtu parqet kombëtare të Armenisë”, – tha ai.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






