Transmetuar më 31-10-2026, 12:54

TIRANË — Një situatë e tensionuar është regjistruar gjatë ditës së sotme përpara godinës së Kryeministrisë, ku eksponentët e opozitës Tedi Blushi dhe Belind Këlliçi janë përplasur me forcat e Policisë së Shtetit.

Përplasja mes përfaqësuesve politikë dhe efektivëve të rendit ka ndodhur pasi policia nuk i ka lejuar ata të kalojnë drejtpërdrejt drejt Bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, ku po zhvillohet tubimi opozitar.

Ngjarja vjen në kuadër të protestës së njoftuar për ditën e sotme kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama, nën një prani të lartë të forcave të sigurisë në terren.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit