

KUKËS — Një aksident rrugor është regjistruar mëngjesin e sotëm në Kukës, në aksin rrugor pranë vendit të quajtur “Lugina e Drinit të Zi”, ku një automjet ka dalë nga rruga.
Sipas të dhënave paraprake nga policia lokale, ngjarja ka ndodhur rreth orës 08:50, kur automjeti i drejtuar nga shtetasi K. V., 66 vjeç, ka humbur kontrollin. Si pasojë e daljes së mjetit nga rruga, kanë mbetur të plagosur drejtuesi i mjetit dhe pasagjeri, shtetasi I. V., 21 vjeç, të cilët ndodhen në spital jashtë rrezikut për jetën.
Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur menjëherë shërbimet e policisë dhe grupi hetimor, i cili po kryen veprimet procedurale për zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






