

TIRANË — Mbi 2 mijë efektivë të Policisë së Shtetit janë dislokuar në terren për garantimin e rendit dhe sigurisë publike gjatë ditës së sotme në kryeqytet, ku zhvillohet dita e 19-të e protestës së studentëve si dhe tubimi i dytë kombëtar i Partisë Demokratike.
Gatishmëria e policisë përfshin mjete speciale, autobotë me ujë me presion, si dhe trupa të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë (FNSH), repartit "Shqiponja", efektivë të komisariateve dhe agjentë civilë. Përveç pranisë fizike, e gjithë zona përreth godinave qeveritare po monitorohet në kohë reale përmes kamerave me rezolucion të lartë dhe dronëve nga ajri, me qëllim identifikimin e çdo shkeljeje të mundshme ligjore.
Operacioni i sigurisë po zhvillohet nën zbatimin e aktit të ri normativ për tubimet, i cili i jep kompetenca shtesë Policisë së Shtetit dhe parashikon sanksione administrative nga 10 mijë deri në 500 mijë lekë për shkelësit, përfshirë masat ndaj mosbindjes për shpërndarjen e protestës apo mbulimit të fytyrës nga protestuesit.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






