Transmetuar më 31-10-2026, 12:17

TIRANË — Kryeqyteti është përfshirë sërish nga ethet e protestave këtë të shtunë, ku dy tubime të mëdha janë paralajmëruar të zhvillohen paralelisht në orën 12:00, njëra nga lëvizja studentore dhe tjetra nga Partia Demokratike.

Grumbullimet e para të studentëve kanë nisur përpara godinës së Ministrisë së Arsimit, ndërsa forcat opozitare po bëhen bashkë përballë godinës së Kryeministrisë. Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka deklaruar më herët se opozita do të vijojë mbështetjen e plotë ndaj protestës, duke mbajtur një qëndrim mbështetës ndaj tensioneve dhe akteve të rezistencës të regjistruara në rrugët e kryeqytetit.

Nga ana tjetër, kryeministri Edi Rama ka përsëritur thirrjen për dialog përmes një videoje të shpërndarë në rrjetet sociale, ku shfaqet tryeza e gurtë përpara Kryeministrisë me fletët e vendosura mbi të ku shkruhet fjala “dialog”, ndërkohë që organizatorët e protestës vijojnë të refuzojnë uljen në tratativa.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit