

KIEV — Rusia ka humbur mbi 1.5 milion ushtarë që nga nisja e pushtimit në shkallë të plotë të Ukrainës më 24 shkurt 2022, sipas të dhënave të publikuara nga Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës.
Sipas raportit më të fundit zyrtar nga Kievi, vetëm përgjatë 24 orëve të fundit forcat ruse kanë pësuar 1,670 humbje në njerëz, duke e çuar numrin total të ushtarëve të vrarë apo të plagosur në 1,588,180 persona. Krahas humbjeve në njerëz, ukrainasit pretendojnë se i kanë shkatërruar Rusisë 12,450 tanke, 25,620 mjete të blinduara luftarake, 51,739 sisteme artilerie, 452 avionë, 356 helikopterë, 35 anije dhe dy nëndetëse.
Ndonëse Kievi zyrtar mban të fshehta shifrat e plota operative për dëmet në radhët e veta, raporte nga instancat perëndimore si Qendra për Studime Strategjike dhe Ndërkombëtare (CSIS) vlerësojnë se humbjet ruse janë shumë më të larta se ato ukrainase. Presidenti Volodymyr Zelensky ka deklaruar më parë se të paktën 55,000 ushtarë ukrainas kanë rënë në detyrë, ndërsa mjaft të tjerë mbeten të zhdukur për shkak të pamundësisë së tërheqjes së trupave nga fushat e betejës nën sulmet me dronë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






