Transmetuar më 31-10-2026, 10:19

TIRANË — Erjon Vishkulli ka ndarë një meszh prekës në rrjetet sociale, përmes të cilit ka shprehur mirënjohjen e thellë për mbështetjen dhe solidaritetin e treguar nga familjarët, miqtë dhe shqiptarët anembanë botës gjatë kësaj periudhe të vështirë.

Në reagimin e tij, Vishkulli tregon se krahas dhimbjeve të mëdha, po përballet aktualisht edhe me një sfidë të re shëndetësore që lidhet me humbjen e shikimit në njërin sy. Ai thekson se mesazhet e shumta, telefonatat dhe fjalët e ngrohta i kanë dhënë forcë të jashtëzakonshme për të vijuar betejën.

“Mirënjohje pafund. U shtofshin shqiptarët e mirë”, u shpreh Erjon Vishkulli.

Vishkulli ka falënderuar gjithashtu Krijuesin për forcën dhe shpresën, duke shfaqur besimin e plotë se ky kapitull i vështirë i jetës së tij do të kalojë me sukses.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit