

TIRANË — Këngëtarja e njohur Aurela Gaçe ka folur mbi situatën sociale në vend dhe lançimin e albumit të saj më të ri me 10 këngë, të titulluar “Ky vend do të shpëtojë”, gjatë një interviste në emisionin “Live me Luizin”.
Artistja tregoi se albumi përbën një formë revolte artistike dhe përmban mesazhe për dashurinë ndaj vendit dhe origjinës së saj në Vlorë. Përgjatë bisedës, Gaçe konfirmoi praninë e saj në protestat e fundit që po zhvillohen në kryeqytet, duke theksuar se ka marrë pjesë si qytetare pa u rreshtuar krah ndonjë force politike.
“Kam qenë e pranishme në protestë që në fillim. Unë jam me mendimin që ky vend ka të drejtë të ngrejë zërin. Dua të drejtën e fëmijëve të mi dhe të rinjve që nuk shohin të ardhme këtu. Shoh një rini që ndjen se në këtë vend nuk ka të ardhme”, u shpreh Aurela Gaçe.
Këngëtarja shtoi se ky album i ri është një borxh artistik ndaj vendlindjes së saj dhe se vargjet pasqyrojnë shqetësimin për largimin masiv të të rinjve nga Shqipëria.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






