Transmetuar më 31-10-2026, 10:09

FIER — Policia e Fierit ka finalizuar operacionin e koduar “Precedenti”, duke vënë në pranga një 30-vjeçar të dyshuar për vjedhjen e katër bizneseve në qytet gjatë muajit tetor.

Në pranga ra shtetasi me inicialet Y. D., banues në Fier, i cili ishte shpallur në kërkim dhe rezulton me precedentë të mëparshëm penalë në fushën e vjedhjes.

Sipas të dhënave zyrtare, gjatë periudhës 19–28 tetor 2026, 30-vjeçari dyshohet se ka hyrë me thyerje gjatë orëve të natës në katër objekte tregtare, nga ku ka marrë shuma parash, dy telefona celularë, si dhe pajisje të ndryshme, përfshirë edhe serverin e kamerave të sigurisë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier për veprime të mëtejshme ligjore, ndërsa hetimet vijojnë për zbardhjen e ngjarjeve të tjera të mundshme.

Fier/Finalizohet operacioni i koduar “Precedenti”, zbardhen 4 raste të vjedhjes me thyerje në biznese të ndryshme, gjatë muajit tetor.

Kapet dhe vihet në pranga autori i dyshuar, i shpallur në kërkim për vjedhje.

30-vjeçari, me precedent kriminal në fushën e vjedhjes.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier, në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale të vjedhjes së pronës dhe pasurisë, bazuar dhe në kallëzimet e disa qytetarëve, për vjedhje në bizneset e tyre, gjatë natës, kanë organizuar punën për zbardhjen e vjedhjeve, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Si rezultat i punës së shpejtë hetimore u finalizua operacioni i koduar “Precdenti”, gjatë të cilit u kap dhe u ndalua shtetasi Y. D., 30 vjeç, banues në Fier, i shpallur në kërkim për vjedhje.

Nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas, gjatë periudhës 19.10.2026 – 28.10.2026, ka vjedhur me thyerje, në 4 biznese në qytetin e Fierit, shuma parash, 2 celularë dhe pajisje (serverin e kamerave).

Vijojnë hetimet për zbardhjen e vjedhjeve të tjera që mund të jenë kryer nga ky shtetas.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit