

KALIFORNI — Një person ka mbetur i vdekur dhe gjashtë të tjerë janë plagosur nga të shtënat me armë zjarri brenda një qendre tregtare në Fairfield të Kalifornisë, ku tre prej të lënduarve ndodhen në gjendje kritike për jetën.
Incidenti i rëndë ndodhi rreth orës 20:30 në dyqanin “Spirit Halloween” brenda qendrës tregtare “Solano Town Center”. Sipas shefit të policisë lokale, Dan Marshall, në momentin e sulmit dyqani ishte i mbushur me klientë që po blinin kostume dhe dekorime për festën e Halloween-it, çka shkaktoi skena paniku dhe largim masiv të qytetarëve drejt daljeve emergjente.
Autoritetet policore po shqyrtojnë pamjet e kamerave të sigurisë dhe po marrin në pyetje dëshmitarët për të përcaktuar motivet dhe për të identifikuar autorët e sulmit. Deri në orët e para të mëngjesit të së shtunës, policia nuk ka kryer ende asnjë arrestim në lidhje me ngjarjen.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






