

POGRADEC — Shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec, në bashkëpunim me ato të Korçës, kanë finalizuar operacionin e koduar “Qarku”, duke vënë në pranga dy shtetas dhe duke shpallur në kërkim një të tretë, të dyshuar për një seri vjedhjesh në biznese dhe automjete.
Në kuadër të aksionit policor, u kapën dhe u arrestuan shtetasit R. M., 26 vjeç, banues në fshatin Drenovë, si dhe R. M., 26 vjeç, banues në Korçë.
Ndërkohë, policia ka identifikuar dhe shpallur në kërkim bashkëpunëtorin e tyre, shtetasin E. Ll., me banim në Kamëz, ku vijojnë kërkimet për kapjen e tij.
Nga hetimet e zhvilluara rezulton se këta shtetas dyshohet se janë autorë të 6 vjedhjeve të dokumentuara, mes të cilave 5 biznese të ndryshme dhe sende personale brenda një automjeti në territoret e Pogradecit dhe Korçës.
Gjatë kontrolleve të ushtruara në banesat e të arrestuarve, forcat e rendit gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale sendet e vjedhura, një shumë parash, si dhe automjetin me të cilin autorët lëviznin gjatë veprimtarisë kriminale.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë për veprën penale "Vjedhja", e kryer në bashkëpunim më shumë se një herë.
Pogradec/Finalizohet operacioni policor “Qarku”
Kryenin vjedhje në biznese të ndryshme në Pogradec dhe Korçë, si dhe në automjete, identifikohen, kapen dhe vihen në pranga 2 autorët e dyshuar.
Shpallet në kërkim bashkëpunëtori.
Sekuestrohen sendet e dyshuara të vjedhura.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë, në vijim të punës për zbardhjen e vjedhjeve, identifikimin dhe kapjen e autorëve, organizuan punën, koordinuan veprimet dhe, në kuadër të operacionit policor të koduar “Qarku”, bënë të mundur zbardhjen e 6 vjedhjeve.
Në kuadër të operacionit, u kapën dhe u vunë në pranga shtetasit R. M., 26 vjeç, banues në fshatin Drenovë, dhe R. M., 26 vjeç, banues në Korçë.
Gjatë kontrollit të banesave të këtyre shtetasve, u gjetën dhe u sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, sendet e vjedhura, së bashku me një shumë parash dhe një automjet me të cilin këta shtetas lëviznin.
Gjithashtu, u identifikua bashkëpunëtori i tyre, shtetasi E. Ll., banues në Kamëz, i cili u shpall në kërkim. Vijon puna për kapjen e tij.
Gjatë hetimeve rezultoi se këta shtetas dyshohet se janë autorë të vjedhjeve në 5 biznese dhe të disa sendeve në një automjet, vjedhje këto të ndodhura në Pogradec dhe Korçë.
Në bashkëpunim me Prokurorinë, vijon puna për dokumentimin ligjor edhe të disa vjedhjeve të tjera, që dyshohet se janë kryer nga këta shtetas.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprën penale “Vjedhja”, e kryer në bashkëpunim më shumë se një herë.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






