Transmetuar më 31-10-2026, 09:31

ROMA — Ati i Shenjtë, Papa Leoni XIV, ka pritur në një audiencë private ipeshkvijtë dhe administratorët dioqezianë të Shqipërisë, të cilët ndodhen në Romë në kuadër të vizitës zyrtare “Ad Limina Apostolorum”.

Takimi me Atin e Shenjtë zgjati më shumë se një orë, gjatë së cilës hierarkët e Kishës Katolike Shqiptare e njohën Papën me gjendjen, sfidat dhe zhvillimet e komunitetit katolik në vend. Në emër të trupës episkopale, përshëndetjen zyrtare e mbajti Imzot Gjergj Meta, ipeshkëv i Rrëshenit dhe kryetar i Konferencës Ipeshkvnore të Shqipërisë.

Gjatë audiencës, përfaqësuesit shqiptarë i dhuruan Papa Leonit XIV ikonën e Zojës së Këshillit të Mirë — Pajtores së Popullit Shqiptar — si dhe librin kushtuar martirëve shqiptarë të fesë, ndërsa përsëritën ftesën zyrtare që Ati i Shenjtë të vizitojë Shqipërinë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit