

DURRËS — Specialistët për Hetimin e Krimeve ndaj Personit në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës kanë ekzekutuar masën e sigurisë “Arrest në burg” ndaj 38-vjeçarit Fatjon Haxhiu, i banueshëm në Manzë, pas deportimit të tij nga autoritetet greke.
Masa e sigurisë ndaj 38-vjeçarit është caktuar nga Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës më 31 mars 2022, nën akuzën e veprës penale "Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare".
Sipas të dhënave zyrtare të policisë, shtetasi Haxhiu akuzohet se më 18 mars 2022 ka ushtruar dhunë të rëndë fizike ndaj bashkëshortes së tij, e cila si pasojë e dëmtimeve të marra ndërroi jetë pas 10 ditësh në spital.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Durrësit për veprime të mëtejshme ligjore.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






