Transmetuar më 31-10-2026, 09:17

Durrës – Një krim i rëndë i ndodhur në vitin 2022 ka sot një autor të dyshuar në pranga. Ai është Fatjon Haxhiu, 38 vjeç, banues në Manzë të Durrësit.

I riu akuzohet se më 18 mars 2022 ka dhunuar rëndë të shoqen, Brunilda Haxhiu duke i marrë jetën.

Historia e dhimbshme kishte nisur kohë para se të ndodhte ngjarja fatale. Çifti kishte mosmarrëveshje dhe ishin në proces divorci, raporton noa.al.

Sipas hetimit, më 18 mars, në gjendje të dehur, Fatjoni, atëherë 34 vjeç, shkoi në banesë ku gjendej Brunilda duke e rrahur dhunshëm.

Gruaja përfundoi në spital, kurse i shoqi u mor në pyetje nga policia. Ai i tha hetuesve se gruaja kishte qenë e sëmurë dhe se e gjeti në atë gjendje. Haxhiu nuk pranoi të kishte shkaktuar gjendjen e të shoqes.

Dhjetë ditë më vonë, Brunilda vdiq në spitalin e Durrësit nga goditjet e shumta që kishte marrë.

Që atëherë, Haxhiu ishte larguar nga Shqipëria, por hetimet për ngjarjen nuk u ndalën dhe u zbulua se ajo vdiq për shkak të dhunës fizike.

Për Haxhiun doli një urdhër gjykate më pak se dy javë pasi Brunilda përfundoi në spital.

Specialistët për Hetimin e Krimeve ndaj Personit të DVP Durrës ekzekutuan masën e sigurisë “Arrest në burg”, për shtetasin F. H., 38 vjeç, banues në Manzë, caktuar nga Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, më datë 31.03.2022, për veprën penale "Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare".

"Fatjon Haxhiu akuzohet se më datë 18 mars 2022, ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij, e cila për shkak të dëmtimeve ka humbur jetën pas 10 ditësh", tha policia.

Ajo sqaroi se veprimet procedurale për ndalimin e këtij shtetasi u kryen pas deportimit të tij nga Greqia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit