

Një biznes që ushtron aktivitetin në fushën e lyerjes së automjeteve është përfshirë nga flakët gjatë orëve të natës në zonën e Fushës së Vjetër në Gjirokastër.
Flakët kanë shkaktuar ndërprerjen e energjisë elektrike në rreth gjysmën e qytetit.
Zjarri paraqiste rrezik serioz për përhapjen e zjarrit drejt dy pallateve të banimit që ndodheshin në afërsi të saj.
Pas marrjes së njoftimit, në vendngjarje kanë mbërritur me shpejtësi shërbimet zjarrfikëse, të cilat kanë bërë të mundur neutralizimin e plotë të flakëve dhe parandalimin e përhapjes së tyre drejt objekteve dhe ambienteve përreth.
Nga zjarri u dogj vetëm magazina, ndërsa ndërhyrja me kohë bëri të mundur mbrojtjen e dy pallateve të banimit, duke shmangur dëmtimin e banesave, automjeteve të parkuara në afërsi dhe çdo cenim të jetës apo shëndetit të qytetarëve.
Nga incidenti fatmirësisht nuk raportohet për të lënduar në njerëz, ndërsa dëmet materiale në biznes mbeten ende për t’u vlerësuar.

Screenshot
Ekspertët e policisë dhe grupi hetimor kanë nisur punën në terren për të zbardhur rrethanat e plota të ngjarjes dhe për të përcaktuar shkaqet teknike apo njerëzore që çuan në rënien e zjarrit.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






